MBËSHTETJE PËR NDËRMARRJET RURALE PËRMES SKEMËS SË GRANTEVE GIZ – LOT 3
Home » Uncategorized  »  MBËSHTETJE PËR NDËRMARRJET RURALE PËRMES SKEMËS SË GRANTEVE GIZ – LOT 3
MBËSHTETJE PËR NDËRMARRJET RURALE PËRMES SKEMËS SË GRANTEVE GIZ – LOT 3

Për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në zonat rurale

GIZ, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), ka hapur thirrjen për shprehje të interesit për Skemën e Granteve GIZ – LOT 3. Ky program mbështet ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë që operojnë në sektorët e përpunimit të produkteve bujqësore, agroturizmit, produkteve pyjore jo-drusore dhe akuakulturës.

Qëllimi i Programit

Programi synon të nxisë diversifikimin e aktiviteteve ekonomike në zonat rurale, me fokus të veçantë në zonat malore dhe kufitare. Objektivi kryesor është krijimi i vendeve të reja të punës, rritja e konkurrueshmërisë së bizneseve dhe përmirësimi i zinxhirit të vlerës në sektorët e mbështetur.


Kush mund të aplikojë?

Thirrja për aplikim është e hapur për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) të regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), të cilat operojnë në një nga nënsektorët e mëposhtëm:

✅ Nën-sektorët e mbështetur përmes LOT 3 janë:

  • Përpunimi i produkteve bujqësore;
    Mbështetja fokusohet në rritjen e vlerës së produkteve bujqësore duke i përpunuar ato në ushqime të cilësise së lartë, duke u dhënë përparësi produkteve tradicionale dhe atyre që lidhen me vendin e origjinës, të përshtatura me trendet moderne të cilësisë dhe ushqimit. Prioritet u jepet produkteve ushqimore tradicionale të cilat janë të njohura specifikisht në një rajon të caktuar.

  • Agroturizmi;
    Mbështetja fokusohet në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për të diversifikuar aktivitetet bujqësore me shërbime agroturizmi si akomodimi, ushqimi, pijet dhe rekreacioni. Kjo përfshin jo vetëm shërbimet e mikpritjes që ofrojnë fjetje, por edhe ferma dhe restorante të pavarura rurale që prodhojnë dhe shërbejnë ushqime tradicionale dhe pije të prodhuara në vend. Theksi vihet në përfshirjen e produkteve bujqësore vendore, të rritura ose të kultivuara nga vetë ndërmarrjet (p.sh.,kulturat bujqësore, bagëtitë për mish dhe qumësht) ose te siguruara nga fermerët vendor, për të promovuar gastronominë tradicionale dhe për të mbështetur prodhuesit vendor.
  • Produkte pyjore jo-drusore (PPJD) duke përfshirë bimët mjekësore dhe aromatike (BMA), kërpudhat dhe bimët zbukuruese;
    Fokusi i mbështetjes është rritja e nivelit të përpunimit të PPJD-ve, BMA-ve, kërpudhave të kultivuara dhe bimëve zbukuruese për qasje në tregjet vendore dhe ndërkombëtare me produkte që kanë vlerë të shtuar më të lartë.
  • Akuakultura
    Mbështetja synon të përmirësojë cilësinë dhe shumëllojshmërinë e prodhimit të peshkut të ujërave të ëmbla, të sigurojë përputhjen me standardet e shëndetit dhe sigurisë dhe të nxisë përfitimet ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës përmes praktikave më të mira të përpunimit të peshkut.

Përfitimet e pjesëmarrjes në program

  • Mbështetje për zgjerimin e kapaciteteve të biznesit dhe përmirësimin e proceseve.
  • Mundësi për rritje të bashkëpunimit me fermerët dhe aktorët e tjerë të zinxhirit të vlerës.
  • Fokus në qëndrueshmërinë mjedisore dhe inovacionin në sektorët e mbështetur.

Si të aplikoni?

Aplikimi kalon përmes dy fazave kryesore:

  1. Shprehja e Interesit (SHI) – Në këtë fazë, aplikuesit paraqesin idenë e projektit dhe vlerësohen për përfshirje në listën e ngushtë. Për të kërkuar ndihmë nga BCG për formën e aplikimit, ju lutem mbushni pyetësorin këtu: https://forms.gle/7tPuHQrdX63J9DhE6
  2. Aplikimi i plotë – Kandidatët e përzgjedhur ftohen të zhvillojnë një plan të detajuar biznesi dhe buxhet.

📅 Afati i fundit për aplikim: 13 Prill 2025
📩Për informacione të tjera, kontaktoni: info@bcgks.com

BCG ofron asistencë profesionale për përgatitjen e aplikimeve, duke mbështetur bizneset në hartimin e planeve të biznesit dhe dokumentacionit të nevojshëm. Me një staf të kualifikuar dhe përvojë të gjerë në aplikime për grante, BCG ju ndihmon të përfitoni maksimalisht nga ky program.

Mos e humbni mundësinë për të zgjeruar dhe përmirësuar biznesin tuaj me mbështetjen e GIZ dhe MBPZHR!

#GIZ #Grant #ZhvillimRural #Ndërmarrësi #Kosovë #Biznes #Agroturizëm #Akuakulturë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *